Foto ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit në aksidente në Kosovë,

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Më poshtë raportet e PK-së:

Veternik,Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 03.07.2022 – 06:00. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin, me ç’rast ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Shupkovc, Mitrovicë Jug 03.07.2022 – 17:37. Vozitësi mashkull kosovar me motokultivator nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Në vendin e ngjarjes vozitësi është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.