Nënë e bir kanë humbur jetën sot në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç.

Mediat shqiptare tashmë kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur vetura ka devijuar rrugën dhe nënë e birë kanë rënë në lumë.