Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool
Lokale - eSIMy

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

Ai ka thënë se në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve tanë. Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët”, ka shkruar presidenti në Facebook./Llapi.info