Presidenti i Kosovës sot gjatë ditës ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo- Brijunit.
Ai ka njoftuar se ka takuar në një takim të ndarë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Sipas Thaçit, me kryeministrin shqiptar diskutoi për heqjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe për korrigjimin e kufijve.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.