Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Samiti i Zagrebit do të jetë një mundësi e mirë që BE-ja të sinjalizojë vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Samiti i Zagrebit pritet të mbahet me 6 maj përmes një video-konference.

“I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në planifikim dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është një mundësi e mirë për BE-në që të rikonfirmojë perspektivën e BE për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka liberalizim të vizave.