Presidenti Hashim Thaçi i ka thënë deputetit të LDK-së Anton Quni se është mercenar, pasi ky i fundit i tha se ishte frikacak në luftë.

Madje Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e një në Shqipëri, gjatë kohës së luftës.

“Një kamë në Kosovë një në Shqipëri e ke mbajtë -shpinën sigurtë, je hi në Kosovë masi u hy NATO”, tha Thaçi, raporton Gazeta Express.

Ke qenë mercenar, i tha Thaçi Qunit.

“Ti je Bashko Buha”, vazhdoi Thaçi me akuza ndaj deputetit Quni.

Hallakamë e madhe po shkon në komisionin hetimor për gylenistët, aty gjithçka po flitet përveç për depërtimin e gjashtë shtetasve turq. Deputetët e këtij komisioni po debatojnë si asnjëherë më parë me presidentin Thaçi. Aty po flitet për SHIK-un dhe luftën e UÇK-së. /Gazeta Express