Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve të Kosovës, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
Ndërsa ai kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Presidenti Hashim Thaçi siguroi se nuk do të lejojë kurrë që të preket territori i Kosovës.
“Luftë mund të ketë, por cenim të territorit të Kosovës jo”, u shpreh ai.
“Askush zyrtarisht nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Luftë mund të ketë, por cenim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Spërska“, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi.