Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i bindur për suksesin e Majlindës dhe sportistëve të Kosovës në Lojërat Olipmike Europiane që do të mbahen sot në Minks të Bjellorusisë.

Thaçi si fitore të parë e cilësoi parakalimin me flamur të Kosovës përkrah shteteve të tjera të botës.

“Majlinda dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik”, shkroi Thaçi në Facebook.

Presidenti publikoi edhe disa fotografi nga Minksi ku po qëndron edhe ai.