Tre policët e stacionit të Podujevës janë nderuar me medalje për shpëtimin e jetës.
Skender Fetahu, ishte një nga policët që intervenoi më 2 korrik në rastin ku në këtë qytet u plagosen tre persona.
Fetahu me guxim dhe vetëmotim kishte arritur ta çarmatoste njërin nga të dyshuarit.
Derisa dy zyrtarët e tjerë policor, Nazimi dhe Shqiproni kishin arritur të parandalonin më të keqen duke arritur t’ia shpëtonin jetën një vajze.
Krenare me veprimin e kolegëve të saj u shpreh togerja Antigona Çitaku-Dibrani.
“Sot, tre heronj të Stacionit tonë u nderuan me medalje për shpëtim jete. Krenare për ju dhe për guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin që dëshmoni çdo ditë në shërbim të qytetarëve. Urime dhe respekt të pafund për ju!”, ka shkruar ajo.






