Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë pas kthimit nga Berlini ka dalë edhe me një konferencë për media, teksa ka përmendur atë që sipas tij është diskutuar me liderët në Gjermani. Presidenti tha para mediave se Bashkimi Evropian ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit si kusht të fundit për liberalizmin e vizave.
Fillimisht, presidenti Hashim Thaci foli për paraqitjen e Kosovës dje në Kongresin Amerikan, me theks të vecantë fjalimin e Vasfije Krasniqit.
“Dua të kujtoj edhe njëherë rrëfimin rrënqethës rrëfimn e Vasfije Krasniqit ku edhe njëherë dëshmoj përmasat e dhunës, krimit egjenocidit që shteti I Serbisë ushtroi mbi popullatën civile shqiptare. Edhe pas 20 viteve nuk ndodhet askush nga ata që kryen krimet para drejtësisë. Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës, kongresistin Eliot Engel që ka bërë shumë për të vërtetën, për shqiptarët. Pa mbështetjen e tij, shumë rrëfime për krimet në Kosovë do të ishin të pamundura. Sot kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës urgjentisht, them se çdo ditë jemi duke kujtuar dhe vazhdojmë të marrim pjesë në përkujtime të ndryshme nga një masakër në masakrën tjetër”, ka deklaruar presidenti.
Thaci ka folur edhe për prapavijën e Samitit të Berlinit, duke bërë të ditur edhe atë se cka u diskutua me liderët.
“Takimi ka qenë i ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë është diskutuar për raportet në Ballkanin perëndimor ka qenë inkurajuese angazhimi i kancelares Merkel presidentit Macron po edhe zonjës Mogherini që të lëvizet kjo gjendje situate mund të themi apo një procesi që në këtë rajon është tërësisht I bllokuar. Vlerësoj qëllimin e mirë dhe durimin e vendosmërinë që është treguar nga kancelarja e presidenti, në takimin që zgjati disa orë”, tha presidenti, transmeton Express.
Tutje, ai ka treguar edhe se në fjalimin e tij ka bërë të qartë se nuk është vepruar asgje konket Kosovës.
“E kam theksuar që në hyrje të fjalës time që perspektiva evropiane ende mbetet vetëm një frazë e mirë për veshët ndërsa nuk vazhdon të veprohet asgjë konkrete nga Bashkimit Evropian. Kjo nuk përputhet aspak me pritjet tona përkundër faktit që shpallja e pavarësisë, paqja në rajonin tonë ende mbetet e brishtë”, shtoi Thaci.
:Jo stabiliteti aktual në marrëdhëniet e Kosovës në shtetet fqinje është rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga shteti i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Serbia vazhdon të qëndrojë Kosovën, vazhdon të sillet në mënyrë jo evropiane e në të njëjtën kohë BE është e heshtur karshi këtij raporti. Kjo sjeljje ka bërë që të kemi një ngrirje të njohjeve për Kosovën. Kosova e ka të pamundur të bëjë hapa konkret për anëtarësim në BE e NATO, si përfundim marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë janë në vazhdimësi të acaruara. Dialogu i filluar në vitin 2011 përkundër rezultateve ka mbetur i bllokuar nga Serbia e cila ka kushtëzuar vazhdimin me lloj lloj pengesash, Kushtëzimi i dialogut nuk ka guxuar të ndodhë në asnjë rrethanë.
BE ka hequr vizat për Bosnjën, e këta të fundit nuk e kanë bërë këtë, edhe nëse BE heq vizat për Kosovën, në Bosnje nuk do të ndryshojë situata”, shtoi ai.
Thaci ka përmendur edhe ratifikimin e Demarkacionit si kriter të fundit për liberalizim të vizvae, duke thënë se ishte thjesht një mashtrim për kosovarët.
“Ky kriter i fundit që nau është dhënë ka qenë vetëm një mashtrim e asgjë më tepër. Kosova mbetet më i izoluar padrejtësisht në Evropë, nga mungesa e vendimarrjes unike”, deklaroi presidenti.