Lokale - eSIMy

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.