Në Gllogoc të martën është tentuar të vritet një person.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij është sulmuar ma armë nga një i dyshuar i panjohur”, njofton policia.
Nuk është raportuar për të lënduar.
Automjeti në fjalë është sekuestruar për ekzaminim të dëmeve që dyshohet se janë nga predhat e armës.






