Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka caktuar si shef të shtabit qendror zgjedhor ish-kryetarin, Memli Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke njoftuar se s’do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, ka thënë Krasniqi.
“Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”, vijon ai.



![Burri e pështyu në rrugë – shikoni reagimin e kryeministrit hungarez [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/752488581_990091174019316_257793734449376411_n-218x150.jpg)


