Një person është arrestuar dje pas mesnate në Batllavë të Podujevës pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë ka tentuar të kryejnë vjedhje, njofton Llapi.info.

Sipas policisë gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy kapela , dy palë doreza një pajser dhe një çekan.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se po këtë natë në fshatin Sfeqël janë vjedhur rreth 15 mijë euro gjëra të ndrryshme materiale./Llapi.info