Drenica dhe Llapi kanë zhvilluar sot një nga ndeshjet më tensionuese të këtij edicioni në Vala Superligë, e cila rrjedhimisht ka prodhuar pesë kartonë të kuq.
Gjyqtari Bajram Gashi përjashtoi dy futbollistë të vendësve, tre të mysafirëve dhe ndihmës trajnerin e llapjanëve, Sunaj Keçi.
Fotoreporteri i Gazetës Olle, Hilmi Veliu, ishte në vendin e ngjarjes dhe sjellë momentet më tensionuese të sfidës përmes aparatit të tij.
Ndryshe, Drenica fitoi me rezultat të pastër 2:0, me golat e Taulant Dajakut dhe Kreshnik Lushtakut.












