Lokale - eSIMy

Telat e energjisë elektrike janë duke paraqitur rrezik për banorët e fshatit Kërpimenh të Podujevës.

Ata, nga erërat që janë krijuar në orët e fundit janë duke u fërguar në mes vete dhe kështu janë duke krijuar edhe tension e rrezik për banorët e këtij fshati.

Sipas banorëve të cilët edhe kanë dërguar videon në redaksinë e Llapi.info, KEDS- i në Komunën e Podujevës është njoftuar për këtë problem mirëpo deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre.

Ata thonë se thirrjet në drejtim të këtij institucioni kanë qenë të shumta por deri më tani nuk ka asgjë konkrete./Llapi.info