I ndërtuar në vitet e ’90-ta, “Topi i Koliqit”, siç njihet nga banorët e atjeshëm, që ishte një rrufepritës dhe bënte shpërndarjen e reve, tashmë përdoret vetëm për atraksion nga qytetarët.

Por, edhe pse një lokacion i mirë për të shkrepur fotografi të bukura, ai nuk po mirëmbahet aspak nga organet kompetente.

Në fotografitë që i ka siguruar Koha.net, shihet se hapësira rrethuese e “Topit”, që gjendet në fshatin Koliq (24 km nga Prishtina), është e mbushur në tërësi nga mbeturinat.

Ndonëse mbeturinat janë vepër e njeriut, megjithatë, qytetarët ankohen se për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj pjese nuk po angazhohet askush – as Komuna e Prishtinës e as shteti.