Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi  ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e  qeverisë së re të Kosovës, për të shtunën në ora 13:00, raporton Ekonomia Online.

“Para orës 16 në emër të LDK kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në ora 13”, tha Gashi.

Ai nuk ka komentuar se kush do të jenë ministrat e LDK-së duke thënë se kjo është çështje e kandidatit Avdullah Hoti.

“Përt këto cështje përgjigjet z. Hoti unë dola të ju njoftojë për kërkesën e jashtëzakonshme për seancë”, tha ai.

Ai ka thënë se i kanë më shumë se 61 vota për qeevrinë e re por kërkesa është dorëzuar me 61 nënshkrime.