Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Metergoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa plumbat kanë shkuar në drejtim të një kasolleje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të kasolles së tij (ku e shfrytëzon gjatë sezonit të verës), ku i është dëmtuar dera dhe xhami i dritares. Në kohën kur ka ndodhur rasti nuk ka qenë askush në kasolle”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar./Llapi.info






