Lokale - eSIMy

Zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake gjatë ditës së diel, raporton BBC, transmeton Reporteri.net.

Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës po largonin ende rrënojat duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.

Parlamenti i Ukrainës ka nderuar të vrarët përmes një mesazhi në Twitter, ku shkruhet: “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.

Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat Grad.