Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnate në një servis automjetesh në zonën e liqenit të thatë në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen dy persona ende të paidentifikuar, që vendosin tritolin me fitil ndezës, e më pas largohen me biçikleta.Servisi i automjeteve është në pronësi të Ronaldo Petit.

Autorët kanë qenë të kamufluar me maskë anti-Covid dhe kapele për t’u mos u identifikuar.

Nga sasia e vendosur në servis janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Vetë Ronaldo Peti, përpara hetuesve ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa ka shtuar se lënda plasëse mund të jetë vënë për shkaqe konkurrence.Ky është rasti i 20-të i shpërthimeve me tritol në vend përgjatë vitit 2022./Euronews Albania