Çdo kafshatë e kësaj dreke të pasur do t’ju pëlqejë

Fjala është për llojin e gjyveçit turk, të cilin nuk do ta harroni lehtë.

Përbërësit:

– 1 kg mish të përzier (mish qengji, mish viçi);
– 250 gramë karotë;
– 250 gramë speca;
– 500 gramë qepë;
– 1 kg patate,
– 300 gramë patëllxhanë;
– 500 gramë bamje;
– 250 gramë bishtaja;
– 200 gramë kungullesha;
– 500 gramë domate;
– 200 gramë vaj;
– 1 lugë spec të bluar;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Priteni mishin në kube, qitni kripë, fërgojeni në vaj (vetëm derisa të skuqet pak).

Shtoni karotat, specat, qepën, patatet, patëllxhanët, bamjen, bishtajat, kungulleshat dhe domatet dhe fërgoni nga pak në një enë të mbyllur me kapak, por jo deri në fund.

Shtoni piperin, specin e kuq, kripën dhe përzieni mirë.

Në fund të gjitha bashkë qitni në një enë qeramike, shtoni pak ujë të nxehtë, piqeni në furrë derisa mishi dhe perimet gradualisht të zbuten.