Skuadra lidere e Superligës Llapi, sot ka prezantuar në radhët e veta, talentin e ri Muhamet Hyseni, njofton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit “KF Llapi” ku theksohet se krahas transfereve për titull të kampionit, KF Llapi mendon edhe për të ardhmen e klubit.

“Krahas transfereve për titull të kampionit, KF Llapi mendon edhe për të ardhmen e klubit duke afruar kështu edhe talentët, ku Muhamet Hyseni nga sot është pjesë e jona”, thuhet në kumtesën e klubit/Llapi.info/

Fotografia e K.F. Llapi