Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot në Pekin me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe temë kryesore e bisedës mes tyre ishte Kosova, kanë thënë zyrtar për media të dy presidentëve pas takimit.
Në fillim të takimit, Putin tha se ishte i kënaqur me bashkëpunimin ekonomik të të dy vendeve, shkruajnë mediet serbe.
Me këtë takim, Vuçiq do të përmbyll konsultimet me partnerët e Serbisë përpara një takimi në Berlin të hënën e ardhshme, pas së cilës, tha ai, do të marrë vendime të rëndësishme rreth zgjedhjeve në Serbi dhe pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës.