Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës i ka vazhduar takimet me partitë politike në vend me të cilat po synojnë formimin e koalicionit qeverisës, raporton Ekonomia Online.

I dominuari për kryeministër nga LDK-ja Avdullah Hoti është takuar me Besnik Tahirinnga AAK-ja.

Pas këtij takimi, Tahiri para medieve ka thënë se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja.

“Diskutuam për mandatimin, shumë shpejt Hoti do të dalë me marrëveshjen  finale. Javën e ardhshme do të ketë qeveri”, tha ai.   Tahiri është shprehur se është duke u punuar për tu përgatitur kjo seancë.

Ai po ashtu ka bërë me dije se Këshilli Drejtues i AAK-së, e  ka votuar marrëveshjen me LDK përmes komunikimit online.

“Kryetari Haradinaj ka pasur takime me grupin parlamentar, me sekretar dhe kryetar të komunave dhe me këshillin drejtues dhe aty do të votohen emrat”, tha ai.

Tahiri ka thënë se emrat që janë lakuar si të propozuar të AAK’së për ministra, janë ata që janë diskutuar edhe në parti.

“Këshilli drejtues e ka votuar marrëveshjen me LDK’në, kryetari Haraidnaj ka pasur takime me anëtarët e AAK’së dhe do të votohen edhe emrat, derisa të mos votohen emrat në Kuvend nuk duhet të thuhet se kemi vendim final, mirëpo, këta janë emrat e diskutuar nëpër forume.

Sot ka qenë një takim pune, në javën e ardhshme do të duhej që të votoj. Kosova është me një qeveri të shkarkuar është plotësisht në dorën e opozitës, nuk mund të nisin asnjë nismë legjislative”, shtoi ai, duke bërë të ditur se për ministër e kanë përmendur edhe emrin e Blerim Kuqit