KF Liria është inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll, pas triumfit të shënuar sot ndaj Ferizajt, raporton Llapi.info.

Ekipi nga Prizreni, KF Liria, mposhti Ferizajn me anë të penaltive, në një super ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Futbollistët e Ferizajt nuk shënuan asnjë gol nga 11-metërshi, kurse prizrenasit u treguan të saktë ne tri penalti, që ia siguruan fitoren e madhe.

Loja e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi pa gola, përkundër që të dyja skuadrat patën disa raste shënimi.

 

 

 

 

 

/llapi.info/