Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle në trafikun rrugor në Podujevë përmes veturës inteligjente, e cila është e pajisur me kamera dhe teknologji për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Përmes kësaj veture, Policia mund të identifikojë shkelje të ndryshme, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë dhe kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Llapi Info ka siguruar pamje të kësaj veture në rrugët e Podujevës.
Në pamjet e mëposhtme mund ta shihni veturën inteligjente të Policisë, e cila po patrullon dhe po monitoron trafikun në qytet.
Shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e komunikacionit për të shmangur gjobat dhe për të kontribuar në sigurinë rrugore.






