Një femër ka raportuar në Policinë e Podujevës se është sulmuar seksualisht nga një person, raporton Llapi.info.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta gjejë personin e dyshuar, i cili nuk e ka pranuar që është takuar me viktimën – në kohën kur kjo e fundit kishte pretenduar se është sulmuar.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Llapi.info






