Lokale - eSIMy

Para pak minutash është sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli.

KTV merr vesh se Policia dhe Ndihma e Shpejtë janë në vend të ngjarjes.

Ky sulm vjen pak minuta pasi Llapi humbi derbin ndaj Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net, se Sokoli është sulmuar nga disa persona.

Ajo ka konfirmuar se Sokoli është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.

Image