Dje rreth orës 17:50 minuta në rrugën ‘Ramadan Salihu’ në Podujevë pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht (me thikë) dy viktima meshkuj K/Shqiptarë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktimat pas sulmit që u është bërë kanë pranuar tretman mjekësor./Llapi.info