Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, për pesëmbëdhjetë vjet sa ka udhëhequr me këtë qytet mund të mburret vetëm me rregullimin e një parku në qendër të qytetit.

Lexojeni njoftimin e Komunës së Podujevës

“Me mbjelljen e disa luleve nga Kryetari i Komunës së Podujevës z.Agim Veliu, në parkun e qytetit dhe në hapsirat e tjera të gjelbërta në Podujevë ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e luleve.
Në kuadër të mirëmbajtjes së parkut dhe hapsirave të gjelbruara në Podujevë, edhe këtë vit ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e luleve.
“Kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapsirave të gjelbëruara vazhdon të mbetet prioritet në projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit në komunën tonë” tha kryetari Veliu, pasi mbolli disa lule në parkun e qytetit.
Ndryshe, Komuna e Podujevës, çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapsirave të gjelbruara.”

Podujevë, 21.05 2015
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

13

14