Aplikimi i serishëm i Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL e ka nervozuar ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviqin.
Sipas tij votimi që u bë në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai, duket hapur që nuk e ka këndellur ende Kosovës.
“Natyrisht ata nuk e kuptojnë që këmbëngulja nuk mund të jetë një argument, por vetëm ligji ndërkombëtar dhe rregullat profesionale të kësaj organizate”, ka thënë Stefanoviq, shkruan tanjug, trasnmeton Gazeta Express.
Aplikimin e serishëm që ka bërë Kosova për anëtarësim në INTERPOL e kanë konfirmuar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.
Serbia në mënyrë aktive ka zhvilluar një fushatë agresive kundër pranimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, fushatë kjo që ka nxitur edhe reagime nga Kosova. Vendimi për taksën ndaj produkteve serbe pikërisht është marrë si kundërpërgjigje për fushatën agresive serbe.






