Sot në portalin Llapi.info nga ora 19:00 do të mund ta lexoni intervistën e imamit të xhamisë së madhe “Met Podujeva”, Idriz Bilalli, njofton Llapi.info.
Gjatë kësaj interviste dhënë portalit Llapi.info, imami i kësaj xhamie rrëfehet për jetën e tij personale, të kaluarën e tij si dhe rolin e tij që kishte gjatë luftës së vitit 1999 në Zonën Operative të Llapit dhe raportet e tij me Komandantin Zahir Pajaziti.
Në këtë intervistë, Bilalli ka folur edhe për rolin e tij që kishte dikur në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe raportet që ai ka me antarët e partive politike të ndryshme në vend.
Gjatë kësaj interviste do të mund të mësoni edhe rreth asaj se a do të kandidonte ky imam si kryetar i Komunës së Podujevës si dhe shumë çështje tjera të cilat kantë bëjnë me jetën dhe veprën e tij./Llapi.info





