Lokale - eSIMy

Kosova të premten do të karakterizohet nga mot më i freskët, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25°C deri në 30°C.

Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet të jetë në zonat malore.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.