Shqiptim Ahmeti, djaloshi 33 vjeçar i cili vdiq nga plagët e mara në mbrëmjen e të enjtes së kaluar në Vienë të Austrisë, do të varroset sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shtedim, njofton Llapi.info.

Njoftimin për varrimin e të ndjerit e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes një njoftimi në të cilin thuhet se Shqiptim (Ahmet) Ahmeti do të varroset sot në ora 15:00 përkatësisht te varrezat e Borovcëve

Kujtojmë se Shqiptimi të enjten e javës së kaluar është therur me thikë për vdekje nga dy persona në Vienë të Austrisë.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”./Llapi.info