Argjend Softolli, student nga Podujeva, do t’i përfaqësoj të rinjët llapjanë në Kuvendin e të Rinjëve të Kosovës (KRK), pasi është zgjedhur deputet në këtë kuvend. Lajmin për potalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur vet Softolli.

“Dje kam marrë konfirmim zyrtar nga Kuvendi i të Rinjëve të Kosovës që do të ushtrojë funksionin si deputet në KRK dhe do të përfaqësoj komunën tonë në këtë kuvend të Republikës së Kosovës”, ka thënë Softolli për Llapi.info

Ai u është drejtuar të rinjëve llapjanë duke i ftuar që çdo ide dhe projekt ta punojnë së bashku në insititucionin më të lartë përfaqësues të të rinjëve./Llapi.info