Lidhja Demokratike e Kosoves dega në Podujevë sot ka zhvilluar një aktivitet partiak duke rezervuar njërin nga restorantet e qytetit të Podujevës.

Nga fotot që janë publikuar, shihet se LDK’së dhe kandidatit të saj për kryetar të Komunës, z. Agim Veliu, nuk u ka penguar mbulimi i portretit të dy heronjëve, themelues të UÇK’së, me të cilët krenohen shqiptarët kudo në botë, Komandant Zahir Pajaziti dhe bashkëluftetari i tij, dora e djathtë e tij, Hakif Zejnullahu.

Mbulimi i këtyre fotove mund të lëndojë ndjenjat jo vetëm të familjeve të dëshmorëve por të të gjithë llapjanëve, duke e ditur se Zahir Pajaziti është krenari e secilit llapjan.