Ka tre ditë në komunën e Podujevës, prej kur kanë nisur reshjet të dendura dëbore, duke bërë që shumë akse rrugore të kalohen me vështirësi me ndihmën e zinxhirëve, shkruan Llapi.info

Rruga ‘Qëndresa’ vazhdon të jetë e mbuluar me borë e ngrica, dhe sipas banorëve ku edhe kanë dërguar videon, në këtë rrugë edhe pse ka qarkullim të madh, nuk janë parë kompanitë e pastrimit.

Në këtë pjesë rruga vazhdon të jetë e vështirë dhe siç shihet në video për disa makina është edhe e pa kalueshme./Llapi.info