Një person është arrestuar në Podujevë, në kuadër të realizimit të urdhëresave të Gjykatës.
Arrestimi është kryer më 24 qershor, rreth orës 16:30, nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor në Podujevë.
Burimet bëjnë të ditur se ai kërkohej në bazë të urdhëresës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I njëjti ishte dënuar me 10 ditë burgim.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë për vuajtje të dënimit.






