Lokale - eSIMy

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për nisjen e vendosjes së barrikadë në Mitrovicë të Veriut. Ky veprim ka ardhur pas arrestimit të një ish-zyrtari policor serb, i cili po dyshohet për njërin nga incidentet e fundit atje.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dy makineri të rënda të vendosura në mes të rrugës ngjashëm si ato të korrikut të këij viti.

Po ashtu, sinjalizuesit kanë dërguar në adresë të Sinjalit video nga Mitrovica e Veriut ku përsëri janë lëshuar sirenat.