Sindikata e Arsimit të fillor dhe të mesëm në komunën e Podujevës, përmes një kumtese ka uruar 7 Marsin Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve llapjanë, trasnmeton Llapi.info

Në këtë kumtesë e dërguar në redaksinë e portalit ‘Llapi.info’, kjo sindikatë ka uruar mësimdhënësit që 7 Marsin e ardhshëm ta kremtojnë me aprovimin e Ligjit të viteve 9O-ta.

“Sindikata e Arsimit fillor e të mesëm e komunës së Podujevës ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve llapjanë, të cilët me përkushtim të madh vunë themelet e shkollës e të shtetësisë së Kosovës. Ndaj me të drejt shtrohet pyetja se a u doli borxhit shteti ynë këtyre pishtarëve të arsimimit të brezave të shumtë. Natyrisht se Institucionet e shtetit tonë nuk kanë bërë sa duhet për ta dëshmuar respektin që meritojnë njerëzit e atëhershëm e të sotëm të arsimit shqip. Pra janë vitet e 90-ta kur e gjithë bota u mahnit me punën e përkushtuar e plot sakrifica të mësimdhënësve tanë. Urojmë mësimdhënësit që 7 Marsin e ardhshëm ta kremtojnë me aprovimin e Ligjit të viteve 9O-ta. Fadil Halimi, Kryetar, i SAF e SAM në Podujevë” thuhet në informatën e kësaj sindikate. /Llapi.info/