Rastet e vjedhjeve të veturave në Podujevë po rriten çdo ditë përderisa policia e Kosovës ende nuk u ka rënë në gjurmë hajnave të tyre.
PK në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se dje gjatë ditës është vjedhur një veturë e tipit Golf 2 në Podujevë me targa vendase përderisa rasti është duke u hetuar, thuhet shkurt në raport.
Ditë më parë gjithashtu ishte vjedhur një veturë në qendër të qytetit e cila kishte duhan me vlerë të konsideruar por policia ende nuk e ka zbardhur rastin.
Gjithashtu rast tjetër kishte ndodhur para 1 muaji kur një qytetari tjetër hajnat i kishin vjedhur veturën e tij të tipit Golf 2 në afërsi të Emergjencës por as ai rast deri më tani nuk është zbuluar.
Rastet të tilla po shihen si shqetësuese përderisa komandanti i Policisë së Kosovës në Podujevë në interpelancën e mbajtur në kuvendin komunal tha se Podujeva qëndron më mirë në raport me qytetet tjera. Ai nuk kishte përmendur asnjërast të vjedhjeve të veturave dhe mos zbardhjen e atyre rasteve.




