5 paralele, dy në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” dhe tri në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, janë shtuar sot nga kjo Komunë, transmetn Llapi.info.

Kjo është e bërë të ditur nga i pari i Podujevës, Agim Veliu përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook ku ka shkruar se shtimi i këtyre paraleleve është bërë pas rritjes së numrit të semimaturantëve dhe kërkesave të mëdha për përfshirjen e tyre në sistemin edukativo-arsimor.

“Bazuar në rritjen e numrit të semimaturantëve dhe kërkesave të mëdha për përfshirjen e tyre në sistemin edukativo-arsimor, kam marrë vendim për shtimin e dy paraleleve në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” dhe tri në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini””, ka shkruar Veliu./Llapi.info