Një polic është sulmuar fizikisht nga një shtetas serb në Merdar të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Fsh. Merdar, Podujevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






