8 persona në mesin e tyre pesë fëmijë jetojnë në një objekt të braktisur pa dyer e dritare në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, në kushte të mjerueshme ekonomike, infrastrukturore.

Kryefamiljari Zeqir Rexha thotë se ai jetesën e fëmijëve dhe gruas së tij e siguron duke mbledhë e shitë kanaçe e duke kërkuar lëmoshë.

Fëmijët e tij as nuk kanë rroba për tu vesh, aq sa më të voglës, e cila nuk ka asnjë vit jetë, i janë bërë ngjyrë vjollce këmbët nga të ftohtit.

Qendra për punë sociale në Pejë, i thanë Klan Kosovës se Zeqir Rexha nuk është paraqitur asnjëherë në këtë institucion për të kërkuar ndihmë, por pas interesimit të televizionit, qendra për punë sociale në Pejë ka vizituar familjen në fjalë dhe u ka kërkuar që të martën të paraqiten në zyret e saj.