Shtatë persona janë lënduar në në tri aksidente që kanë ndodhur në lokacionin e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Në aksidente janë të përfshira 12 vetura.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime”.

Krasniqi bëri të ditur se gjatë tetë ditëve të kaluar policia ka shqiptuar 13 mijë e 319 gjoba.

Ai kërkoi që pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat e trafikut.

“Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”.