Një lajm i rëndësishëm vjen për shoferët profesionistë shqipfolës që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Sipas njoftimit të ODA e.V. Hamburg – Organisation deutsch-albanischer Akademiker, provimi për kualifikimin e shoferëve profesionistë, i njohur si “Kodi 95”, tashmë mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
Ndryshimi është paraparë me rregulloren e re gjermane të datës 12 gusht 2026, e publikuar më 17 gusht në Gazetën Zyrtare Federale të Gjermanisë.
Një kontribut të madh në këtë drejtim e ka dhënë anëtari i Odës, Driton Krasniqi.
Në dokumentin zyrtar, shqipja përfshihet në mesin e gjuhëve në të cilat mund të zhvillohet provimi, krahas gjermanishtes dhe disa gjuhëve të tjera.
Ky ndryshim pritet t’ua lehtësojë ndjeshëm procesin e kualifikimit shoferëve profesionistë shqipfolës dhe t’u hapë më shumë mundësi për punësim në tregun gjerman të transportit.






