Partitë shqiptare janë bërë bashkë për të fituar Komunën e Novobërdës në zgjedhje e tetorit.
Udhëheqja e tanishme e Listës serbe me kryetar Svetislav Ivanoviq në këtë komunë është motivi i këtyre subjekteve, që vendosën të bashkojnë forcat.
Këtë iniciativë e mbështetën parti të shumta, e madje sipas kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, kjo parti është e gatshme të sakrifikoj postin e kryetarit vetëm për të arritur fitoren.
Një bashkim i tillë u bë edhe për Mitrovicën e Veriut, madje këtu me shqiptarët u bashkuan edhe subjekte që i përfaqësojnë komunitetet e pakicave joserbe.
Tutje këta të fundit kanë vendosur që kandidat për kryetar të jetë Erden Atiqi, i cili garoi me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.






