Shqipëria dhe Kosova i kanë bashkuar Policinë dhe Doganat në një pikë të përbashkët në Morinë të Kukësit. Vendimi për ngritjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ka gjetur zbatim të premten në terren, një ditë pasi Qeveria e Shqipërisë miratoi atë.

Dogana dhe policia e Kosovës janë transferuar në pikëkalimin e përbashkët kufitar të Morinit, përuruar në korrik të këtij viti.

Por ndryshe sa është deklaruar, pas këtij vendimi nga ana e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë për “një ndalesë një kontroll”, në pikëkalimin kufitar të Morinës po kryhen “dy ndalesa dy kontrolle” në hyrjen për në Kosovë. Pas vendimit të Qeverisë shqiptare, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se tashmë kontrollet do të kryhen sipas parimit “një ndalesë një kontroll”, një vendim ky që, sipas tij, lehtëson lëvizjen e lirë mes vendeve, Koha.net.

Policia kufitare në Morinë, si ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën e funksionimit të kontrollit në pikëkalimin e përbashkët