Lokale - eSIMy

Numri i madh i aksidenteve të cilat jo rallë herë po përfundojnë me fatalitet në komunën e Podujevës po shihet si shqetësuese.

Komandanti i stacionit policor të Podujevës Bekim Bislimi në mbledhjen e kuvendit komunal të komunës së Podujevës ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë qytet për të cilën tha se si shqetësim shihet numri i aksidenteve dhe rastet të incidenteve të ndryshme.

Mirëpo ai ka përmendur edhe komunat e tjera të cilat sipas tij Komuna e Podujevës prinë në mesin e të gjitha të komunave në Kosovës për gjendjen më të mirë të sigurisë.

Më tej, Bislimi tha se krahasuar me periudhën raportuese të vitit të kaluar, sivjet ka rënie të veprimtarive dhe rasteve të raportuara kriminale.

Për sigurinë në Podujevë gjithashtu kanë diskutuar edhe këshilltarët komunal.

Deri më tani në Podujevë nuk është ndërmarrë asnjë fushatë vetëdijësuese për të shoferët dhe këmbësorët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion./Llapi.info.